Pep: Barcelona shtëpia ime, mos përsërisim gabimet e Oportos
Të gjithëve na shkoi mendja tek ai kur goglat në shortin e sotëm në Nyon vendosën përballë Barcelonën dhe Bayern Munchen. Pep Guardiola kthehet për herë të parë si kundërshtar në stadiumin ku shkroi historinë.

"Sigurisht që do të jetë një sfidë speciale, për mua do të thotë kthim në shtëpi. Barcelona është shtëpia ime. Duhet të jemi të zotë për të mos përsëritur gabimet në Oporto, ndryshe aventura jonë përfundon aty", është shprehur Guardiola për shortin e sotëm, përcjell Portali Albeu.

Përsa i përket pasardhësit të tij Luis Enriques, që këtë sezon mund të fitojë Tripletën, tekniku i Bayern Munchen u shpreh: "Jam i lumtur për të". /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori