Peticioni për të dënuar Ramos shkon 500 000 firma (FOTO LAJM)

Peticioni që u ngrit vetëm tre ditë më parë, kundër mbrojtësit Sergio Ramos tashmë ka arritur në 500 000 firma.

Ky peticion u ngrit për ti bërë thirrje UEFA-s që të denojë Sergio Ramos pas dëmtimit të Mohamed Salah në finalen e Champions League.

Sergio Ramos është një shembull i shëmtuar për gjeneratën e re të futbollistëve. Në vend që t’i fitojë ndeshjet me drejtësi, ai përdor stile që nuk janë pjesë e lojës.” shkruhet në peticion e publikuar në Change.org.

Ndërkohë Salah vazhdon të jetë i dëmtuar dhe rrezikon të humbasë Botërorin. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori