Pirlo gjen mesfushorin e përsosur për Interin, është kroat
Interi ka marrë një fitore të çmendur ditën e djeshme kundër Tottenham, fitore kjo e vlefshme tre pikë në Champions League.

Në momnetin kur ndehsja po shkonte drejt fundit dhe rezultati ishte 0-1 në favor të Tottenham, lojtarët e "zi kaltërve" janë zgjuar duke përbysur rezultatin në 2-1.

Së fundmi për këtë paraqitje të Interit ka folur edhe legjenda italiane, Andrea Pirlo, i cili ka bërë edhe një sygjerim për këtë klub.

“Brozoviç mund të jetë cilësor për interin por ai ka nevojë për vazhdimësi. Goditja e përsosur për mesfushën zikaltër do të ishte Rakitiç”, sygjeron Pirlo.

Kroati refuzoi një ofertë nga PSG këtë verë dhe nuk duket se ka ndërmend të largohet nga Barcelona në merkaton e Janarit. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori