Pirlo: Nuk jemi gati për të fituar Champions-in
Andrea Pirlo (Juventus)
Andrea Pirlo beson se Juventusi nuk është ende gati për ta fituar Champions League, sidomos në këtë sezon, sepse është i vetëdijshëm se ekipet e tjera kanë më shumë cilësi se sa kampionët e Serie A. Bardhezinjtë kanë impresionuar në ndeshjet e fazës në grupe të këtij kompeticioni, ashtu si në ndeshjen e parë 1/8 finale kundër Celtic, ku siguruan një fitore të rehatshme 3-0 në transfertë, por Pirlo ka insistuar se të tijtë nuk mund të shihen si favoritë për të fituar garën.

"Liga e Kampioneve? Unë nuk mendoj se jemi gati për ta fituar atë ende. Edhe pse jemi atje tani për tani dhe do të bëjmë maksimumin tonë, shoh se ka ekipe më të forta se Juventusi në garë", ka thënë Pirlo për "La Repubblica".

Mesfushori pastaj vazhdoi të lavdërojë Antonio Konten dhe shpreson se trajneri i suksesshëm do të qëndrojë në "Juventus Stadium".

"Conte është një trajner i madh, por do t’i duhet të mësojë gjuhën, nëse do të shkojë jashtë vendit për shkak të komunikimit. Kjo është shumë e rëndësishme për të. Unë besoj se Juventusi është vendi më i mirë për të, por ai mund të punojnë kudo", është shprehur mesfushori bardhezi.

Pirlo kishte edhe fjalë edhe për garën që po zhvillohet në Seria për titullin, ndërsa insistoi se ndeshja kundër Napolit në fundjavë nuk do të jetë vendimtare.

"Kjo patjetër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, por nuk do të jetë vendimtare. Ne të gjithë jemi të qetë dhe të relaksuar përpara ndeshjes në fjalë", përfundon Pirlo. /albeu.com/.

Shtuar më 27/02/2013, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori