Pjanic zbulon "profesorin" e Cristiano Ronaldos
Pëlqej
Ronaldo cilësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, me pesë Topa të Artë të fituar, pesë Champions LEague.

Gjithcka ëhstë arritur falë punës së tij të palodhur që bën, por mesa duket Pjanic ka një version të tij.

Miralem Pjanic beson se Cristiano Ronaldo ka mësuar shumë nga legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes.

“Kam lexuar shumë gjëra kur Ronaldo ka qenë në United, dhe çfarë ka thënë ai për Scholes. Të gjithë flisnin për Scholes”, ka thënë mesfushori boshnjak.

“Ai i bëri gjërat me thjeshtësi, ai ishte special. Mendoj se Ronaldo ka mësuar shumë gjëra nga ai”.

“Gjërat më të thjeshta nganjëherë janë më të vështirat. Jo çdo kush mund t’i bëjë ato” /albue.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori