Pogba: Me Realin vetëm për fitore
Paul Pogba e kthen me shpejtësi vëmendjen te sfida me Real Madrid pasi Juventusi i tij mori një fitore që ai ndien se ishte e paçmuar ndaj Parmës. Pogba shënoi golin e vëtem të ndeshjes në Tardini, duke u mbërritur i pari te topi i kthyer nga traversa e Fabio Quagliarelës, për të ndëshkuar emiljanët. Pogba është i lumtur që tani Juventusi i drejtohet me humorin e duhur sfidës me "Los Blancos" në Champions League.

"Fitorja ndaj Parmës ishte e pacmuar. Kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme, por ne bëmë atë që deshëm. Parma po kalon një moment të mirë dhe është në formë, ndaj nuk ishte e lehtë t’i mposhtnim. Në momentin e golit mendova se goditja e Qzagliarellas do të shkonte brenda, por gjithsesi ndoqa topin dhe si rezultat ja dola të shënoja. Por tani duhet të mendojmë vetëm për Realin. Ne na duhet të fitorja, pasi kjo është një ndeshje jetike për ne", është shprehur mesfushori francez i Juventus.

Juventus i ka kompromentuar jo pak pozitat në grupin B të Champions League ku aktualisht gjendet në vendin e tretë pas Realit të Madridit dhe Galatasaray me dy pikë pas tre ndeshjesh të luajtura. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori