Pogba: Nuk i frikësohemi Realit
Paul Pogba është një nga futbollistët më premtues të futbollit botëror dhe mezi pret të tregojë vlerën e tij aty ku luajnë më të mirët e Europës, Champions League. Në një intervistë për italianen "La Gazzetta dello Sport", mesfushori francez ka folur për përballjen e Juventusit të tij me Real Madrid.

"Nuk kemi pse të kemi frikë. Kemi dy ndeshje radhazi me Realin, do të fitojmë të paktën njërën prej tyre dhe do të kalojmë grupin. Jemi Juventusi dhe nuk duhet ta harrojmë këtë gjë. Kemi histori, prestigj dhe cilësi. Nuk jemi inferiorë ndaj askujt", deklaroi Pogba.

Edhe pse vetëm 20 vjeç, francezi po kthehet në një titullar fiks në skemën e Antonio Contes dhe ndaj "Los Blancos" do të ketë mundësinë të tregojë vlerën e tij reale. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori