Presidenti i Borussias: 20 minutat e fundit i kalova në tualet
Presidenti i Borusias së Dortmundit, Hans Joachim Watzke, ka shpjeguar se nuk i ka parë 20 minutat e fundit të ndeshjes me një fund të çmendur, luajtur të martën mbrëma në "Santiago Bernabeu". Ai ka shkuar dhe është mbyllur në një nga tualetet e stadiumit të kryeqytetit spanjoll, pasi është "bërë me zemër" nga ajo që mund të ndodhte si epilog i gjysmëfinales së kthimit.

"Mendoj se ne si skuadër krijojmë vetëm drama, – tha ai pas ndeshjes, duke iu referuar edhe sfidës së çerekfinaleve të fituar në minutat shtesë ndaj Malagës. – Këtë ndeshje ishte hera e parë që m’u desh të mos i shihja të gjitha minutat e lojës për shkak të problemeve me zemrën. I kam kaluar 20 minutat e fundit i mbyllur në një nga tualetet e stadiumit, mbylla me duar veshët dhe shihja orën. Çdolloj mendimi kalonte në mendjen time në ato momente", tregon Uatzke, që është heroi i vërtetë i këtij klubi, pasi e shpëtoi Dortmundin nga kolapsi ekonomik në vitin 2005, duke e kthyer përsëri në elitën e futbollit gjerman dhe botëror. /albeu.com/



Shtuar më 01/05/2013, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori