Presidenti i Ludogorets zbulon rezultatin me Real Madrid
Pëlqej
Ludogorets do të përballet nesër me Real Madrid në kuadër të ndeshjeve të dyta në grup të Champions League dhe pronari i skuadrës bullgare, Kiril Domuschiev është shprehur optimist para ndeshjes me 10 herë kampionët e Europës.

"Reali nuk do të fitojë, ndeshja do të përfundojë 2-2. E tërë Bullgaria do të jetë me ne. Nuk na paraqet fare problem që do të luajmë në Sofje në vend të Razgradit", është shprehur ai.

Por mbetet për tu parë nëse optimizmi i presidentit do të mund ti bëjë ballë yjeve të Real Madrid që në tre ndeshjet e fundit në La Liga kanë shënuar plot 15 herë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori