Presidenti i Real Madridit: Real s’do të luajë kurrë në këtë vend
Muajt e fundit është bërë një debat i nxehtë në lidhje më ndeshjet e La Ligas që thuhej se do të luhen në Amerikë, në kuadrë të përhapjes së futbollit në kontinentin e largët.

Por teksa diskutimet për zhvillimin e ndeshjeve të La Liga-s jashtë Spanjës vazhdojnë, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka siguruar se skuadra e tij nuk do të përfshihet në këtë projekt.

“Ne nuk do të shkojmë në Amerikë, nuk e kuptoj se çfarë e mire do të na vinte nga kjo. Do të refuzojmë kategorikisht të luajmë ndeshje të tilla”, ka thënë numri një i “Los Blancos”. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori