Presidenti i Romës: Fitojmë 3-1, tripletë e Tottit
Pëlqej
Parashikimi pë supersfidën e sotme në "Olimpico" mes Romës dhe Manchester City-t vjen nga vetë goja e presidentit të klubit verdhekuq James Pallotta gjatë një takimi për stadiumin e ri të skuadrës.

"Si do të shkojë sot në mbrëmje? Roma-Manchester City 3-1", u shpreh Pallotta pas pyetjes së një gazetari, ndërsa më pas shtoi: "Totti, Totti, Totti. Sigurisht po".

Më pas ai foli edhe për merkaton e janarit: "Jemi skuadër e fortë, por problemi i këtij viti kanë qënë dëmtimet. Tani kemi rikuperuar Astorin dhe Maicon, ndërsa do të kthehet edhe Castan. Pas pushimeve të fundvitit do të jemi të gjithë dhe nuk mendoj se ka arsye për tu rikthyer në merkato". /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori