PSG në formë, mposht Benfican (VIDEO)
Pëlqej
Paris Saint Germain është fituese me rezultat 3-0 e përballjes me skuadrën portugeze të Benficas, duke konfirmuar veten në pozitën e parë të Grupit C.

PSG filloi herët me serinë e golave. Zlatan Ibrahimoviç shënoi pas 5 minutash lojë, ndërsa në minutën e 25-të, Marquinhos shënoi për 2-0.

Në minutën e 30-të, Ibrahimoviç shënoi me kokë golin e tij të dytë në këtë takim dhe të trerin për PSG-në.

Ndërkohë, Olympiakos shënoi fitore bindëse si mysafir i Anderlechtit, duke e mposhtur me rezultat 3-0 ndërsa autor i tre golave ishte Mitroglou.

Pas dy xhirosh, PSG prin me gjashtë pikë në Grupin C, ndërsa ndiqet Olympiakos me tri pikë, po aq sa ka dhe Benfica në vendin e tretë. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 00:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori