Puyol-Ambrosini, dy veteranët e Champions-it
Carles Puyol dhe Massimo Ambrosini janë dy ndër ikonat e Champions League-s, duke qenë se të dy së bashku kanë luajtur mbi 200 ndeshje në këtë kompeticion. Kapiteni i Barcelonës dhe ai i Milanit, të cilët e kanë fituar respektivisht 3 dhe 2 herë këtë trofe, sot do regjistrojnë prezencën numër 127 dhe 104 në kupat e Europës dhe, për më shumë, të dy numërojnë nga 2 gola të shënuar.

Puyol 34-vjeçar dhe Ambrosini 35-vjeçar do të jenë përballë njëri-tjetrit për të shtatën herë në dy vitet e fundit, në një duel të zjarrtë në "San Siro".

Dy veteranët e këtyre dy ekipeve kërkojnë të ëndërrojnë për një tjetër Champions, duke qenë që fundi i karrierës sa vjen e afrohet dhe rruga drejt këtij objektivi starton sot në mbrëmje. /albeu.com/


Shtuar më 20/02/2013, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori