Ramos: S'e mora qëllimisht kartonin
Sergio Ramos ka qeshur me sugjerimet se ai mori një karton të verdhë në ndeshjen e djeshme kundër Galatasaray me qëllim që ta shlyejë dënimin në kthim, në Stamboll, duke mos rrezikuar gjysmëfinalet, ku Real Madridi, pas fitores 3-0 në "Santiago Bernabeu" ka mbërritur "de facto". Spanjolli e goditi topin pasi arbitri kishte akorduar një goditje dënimi për turqit në fazat e fundit të sfidës, ndaj u ndëshkua nga kryesori norvegjez.

Megjithatë, 27-vjeçari insiston se nuk kishte ndonjë prenotim të kartonit të verdhë, në mënyrë që ta konsumojë një ndeshje pezullim në Stamboll, ku do të mungojë.

"Arbitri dha një goditje të lirë në buzë të zonës së 16-metrave kundër nesh, por ajo nuk ishte faull. Kjo ishte një situatë që më zemëroi, sepse në atë pozicion mund të pësonim gol", thotë mbrojtësi në faqen zyrtare të klubit.

Ramos pastaj vazhdoi të theksojë se mendon që Real Madrid është në rrugën e duhur për ta fituar Champions League, teksa kalimi në gjysmëfinale është punë e kryer.

"Ne kemi një simpati të veçantë për këtë garë dhe kemi kërkuar që vjet për ta fituar. Ne nuk e kemi bërë atë ende, por jemi në rrugën e duhur për të mbërritur në finale, pa dashur të nënvlerësojë askënd. Megjithatë, apeloj për përqendrim, sepse prioriteti ynë tani për tani është të përfundojmë çerekfinalet", u shpreh Ramos.

Ndeshja e kthimit mes Galatasaray dhe Real Madrid do të zhvillohet në Stamboll më 9 prill. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2013, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori