Real e planifikoi vetë ndëshkimin me karton të verdhë të Carvajalit
Dani Carvajal mbrëmë ishte lojtari i vetëm që u
ndëshkua me
karton të verdhë nga gjyqtari në ndeshjen Apoel vs. Real Madrid.
Anësori Madrilen u
ndëshkua me
karton të verdhë në minutën e 90-të të ndeshje për arsye se vonoi fillimin e një goditje këndore të skuadrës së tij, përcjellë Albeu.com.
Por, ai ishte e planifikuar që mbrojtësi Spanjoll të ndëshkohet me
karton të verdhe dhe cila është e vërteta prapa kësaj?
Arsyeja se pse Carvajal mori me qëllim kartonin e verdhë është se ai pas këtij ndëshkimi tani ka 3 kartona të verdhë në këtë sezon të
Champions League dhe do të mungoj në ndeshjen e ardhshme dhe të fundit në fazën e grupeve ndaj Dortmundit.
Kjo do të thotë që ai në raundin tjetër të
Champions League do të jetë plotësisht i pastër nga kartonat dhe nuk do të rrezikohet nga ndonjë suspendim i mundshëm. /Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017,
ora 16:34