Real Madrid drejt Championsit me dy "yje" mangët
Pëlqej
Real Madrid është mbledhur për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League, që do ta luajnë në Rusi, ndaj CSKA-së së Moskës.

Julen Lopetegui, ka grumbulluar 20 lojtarë madrilenë por në këtë listë bie në sy mungesa e dy prej futbollistëve kryesorë të ekipit madrilen: Sergio Ramos dhe Gareth Bale.

Kapiteni nuk është grumbulluar në mënyrë që të pushojë, ndërsa uellsiani ka një dëmtim muskular.

Këtyre mungesave u shtohen edhe ato të Marcelos dhe Iscos, të dy të dëmtuar.

Lista e të grumbulluarve:

Portierë: Navas, Casilla dhe Courtois.

Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Odriozola dhe Reguilón.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Marcos Llorente,
Asensio dhe Ceballos.

Sulmues: Mariano, Benzema, Lucas Vázquez dhe Vinicius Jr.
Shtuar më 30/09/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori