Real Madrid fiton në fund, por turpërohet si asnjëherë më parë në fushë
Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim apo të dëgjojmë, Real Madrid duket se nuk është në formën më të mirë të mundshme.

Ndonëse mbrëmjen e djeshme fitoi me shumë mundësi nuk ka ndodhur ndonjëherë që "Los Balncos" të ketë vetëm 26% të mbajtjes së topit në një ndeshje, të paktën ndaj një ekipi inferior.

Por mbrëmjen e ndjeshme kjo ka ndodhur ndaj Real Betis. Këta të fundit arritën të posedojnë topin me 74% kundrejt 26% të Real Madrid, një statistikë e turpshme për kampionët e Botës.

Megjithatë Real Madrid ka fituar 2-1 ndaj Real Betis në ndeshjen e javës së 19-të të La Liga-s.

Me këtë fitore, Real është ngjitur në vend të 4-t të renditjes së La Liga-s dhe është me pikë të barabarta me Sevilla-n e vendit të tretë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori