Real Madrid, nisje rekord në Champions (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nëse në Primera Division gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, ku në shtatë javë është - 5 pikë ndaj Barcelonës dhe Atletico Madrid, në Champions League Real Madrid është një makinë golash.

"Los Blancos" kanë thyer rekord në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve teksa kanë shënuar plot 10 gola, diçka që më parë nuk është realizuar nga asnjë skuadër tjetër.

Por përveç skuadrës edhe Cristiano Ronaldo vazhdon të shkëlqejë dhe të thyejë rekorde: me dy-golëshin e djeshëm CR7 regjistron 212 gola në 208 takime me Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori