Real Madrid një hap larg firmosjes me portierin nga Premier League
Pëlqej
Real Madrid është prej javësh në kërkim të një portieri, megjithëse portieri aktual Navas ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë me Realin në sezonin e kaluar përsëri klubit nuk i është mubushur mendje dhe e sheh me dyshim.

Tashmë sipas gazetës, "Marca" Real Madrid është shumë pranë transferimit të portierit belg që aktivizohet me Chelsean, Thibaut Courtois i cili ka vendosur që te largohet nga Stamford Bridge.

Sipas po të njëjtit burim, Courtois brenda pak ditësh do të kompletojë transferimin e tij te kampionët e Evropës, Real Madrid.

Për shërbimet e tij skuadra spanjolle do të paguajë 35 milionë euro, pasi lojtari ka vetëm edhe një vit kontratë. /albeu.com/



Shtuar më 18/07/2018, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori