Reali krijon një strategji specifike për ndeshjet ndaj PSG
Pëlqej
“Janë si dy finale”. Kështu u shpreh Emilio Butragueño pas hedhjes se shortit i cili çiftëzoi kampionin evropian, Real Madridin, me një nga pretendentët më serioz për titull, PSG.

E pikërisht që lojtaret madrilen të jenë në 100 %-shin e tyre për ndeshjet ndaj parisienëve, drejtuesit Madrilen kanë hartuar tashmë një plan në krye të secilit është Antonio Pintus.

Plani i cili pritet të realizohet deri në muajin shkurt përfshin vrapime te lodhshme, pompa, ngritje te peshave dhe pompa te barkut. Ishte kjo metodë e stërvitjes arsyeja që italiani mori epitetin e ‘policit të keq’ në kampin Madrilen.

Pintus është më në formë se cilido futbollist konkurrues. Ai zakonisht vrapon 20 kilometra para stërvitjes dhe ka trup fizik të maratonistëve. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori