Reus karikon Borussian: Mund ta mundim Juven
"Kam vendosur të qëndrojn te Borussia dhe të rinovoj pasi kjo është skuadra e qytetit tim". Marco Reus i betohet për besnikëri Dortmundit të Jurgen Klopp. "Këtu jeton familja ime, këtu kam edhe miqtë e mi. Jetohet ndryshe futbolli", ka thënë gjermani për "Kicker".


25-vjeçari që rinovoi deri në fund të vitit 2019 shton: "Objektivi im më i madh është fitimi i Bundesligës dhe e di që një ditë do t'ia dal", ndërsa për ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Juventusit Reus shprehet: "Të dy skuadrat kanë 50% mundësi për të kaluar turin. Do të përpiqemi të luajmë sa më mirë. Ata janë shumë të fortë në mbrojtje. Por mund ti mundim". /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2015, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori