Ringjallja e Interit, 8 vite pas "tripletës"
Pëlqej
“Santiago Bernabéu” dëshmoi kapitullin e fundit të lavdishëm në historinë e Interit në Europë. Ndaj fanellës së bardhë, italianët, të kryesuar në stol nga José Mourinho, pushtuan “tripletën”.

Një akt, që nuk duhet të jetë surprizë në futbollin historik transalpin dhe një nga të mëdhenjtë e kontinentit të vjetër. Por, ajo “tripeletë” historike, nga ana tjetër, i dha fund në pesë vite hegjemonisë kombëtare dhe mbylli një e herë më shumë sukseset që mbahen mend në kryeqytetin lombard.

Pas suksesit erdhi debati. Koha e dekadencës, ku çdo gjë shkoi nga keq në më keq. Një “vals” trajnerësh dhe lojtarësh të papërshtatshëm për një ekip të madh. Klubi zikaltër nuk arriti të godiste në shenjë, as nga pankina, as nga fusha e blertë. Rezultatet nuk u dukën më. Por, jo vetëm në terren, ka pasur ndryshime edhe në presidencë. Massimo Moratti e shiti klubin për 300 milionë euro tek indoneziani Erick Thohir në tetor 2013. Një ndryshim që dukej ambicioz, por si shumë të tjerë mbetën në premtimet e pambajtura.

Tani, 8 vjet pas “tripletës”, zikaltrit qeshin përsëri me besimin se kësaj radhe gjërat po shkojnë mirë. Barra më e madhe qëndron mbi grupin kinez të biznesit, “Zhang Jindong”, i cili që nga bashkimi me klubin, në qershor të vitit 2016, e ka forcuar strukturën futbollistike.

“Ne duhet të vazhdojmë përpjekjet për të ndërtuar një nga ekipet më të mira në botën e futbollit”, – rrëfeu një eksponent i madh i drejtorëve aziatikë, që dje ishte i pranishëm në rinovimin e trajnerit italian, Luciano Spalletti, deri në vitin 2021.

Stabiliteti sportiv dhe financiar i shtuar në investimet e bëra sot frymëzojnë një atmosferë iluzioni, që ishte vështirë për t’u kujtuar në memorien e tifozëve zikaltër. Këtë verë, Interi ka treguar se kthimi i tij në elitën e futbollit europian është serioz. 109.5 milionë euro të investuara (duke llogaritur pagesën e Balde në fushatën e ardhshme). Dhe përforcimet e vërtetojnë këtë: Nainggolan, Lautaro Martínez, DiMarco, Vrsljko, Politano, Keita Baldé, De Vrij dhe Asamoah. Ata kanë ardhur për të përforcuar një grup, që tashmë ishte në nivel. Por, përtej numrave, futbolli lëviz me ndjesi dhe ndjenja që transmeton klubi transalpin është se sezoni i ri do të jetë të emocionues.

Një siguri jete në portë

Handanoviç do të jetë rasti i “murit të pakalueshëm” zikaltër, përsëri. Një portier, i cili ka fituar përvojë në nivele të larta. Sllovaku 34-vjeçar do të përballet me vitin e tij të gjashtë tek Interi dhe garanton sigurinë prapa. Me pak fjalë, siguria e jetës në portë…

Një mbrojtje e përforcuar

Çifti Miranda-Skriniar ka punuar në mënyrë të përsosur sezonin e kaluar. Në fakt, me ta në mbrojtje, Interi pësoi vetëm 30 gola në 38 ndeshje, që do të thotë një mesatare më pak se një gol për lojë. Tani, përveç tyre, Spalleti do të ketë De Vrij. Mbrojtësi qendror holandez ishte një nga më të mirët e Seria A, sezonin e kaluar.

Me 188 centimetrat e tij, ai komandoi pjesën e prapme të Lazios, që ishte një hap larg nga hyrja në Ligën e Kampionëve, po të mos ishte për klubin e tij të ri, Interin. Tani, në qytetin e “Duomos”, holandezi do të shtojë karakterin dhe sigurinë tipike të një prej mbrojtësve më të mirë në botë.

Përforcimet janë shtuar edhe në krahë të prapavijës zikaltër. Asamoah, Vrsaljko dhe Dimarco janë shembujt e qartë të shumëllojshmërisë së profileve, që do të ketë Interi. Ish-lojtari i Juventusit do të sjellë përvojë në të majtë, ashtu si i riu Dimarco, në të njëjtën anë.

Një mesfushë fizike dhe e talentuar

Me ardhjen e Nainggolan shtohet ritmi fizik i mesfushës zikaltër. Me Radja, mesfusha e Interit fiton muskuj, karakter, përvojë dhe prani më të madhe në zonë. Pranë “vullkanit belg” do të luajë një “kështjellë luksoze”. Brozovic do të shoqërojë nënshkrimin e ri dhe do të pajisë pauzë, dalje me top të pastër dhe një ekuilibër të nevojshëm taktik.

Me përforcimin e fundit, Baldé de Keita, Interi do të ketë një sërë variantesh në krahë. Ish-lojtari i Monaco bashkohet me Perisic, Politano, Karamoh dhe Candreva, për të përforcuar ekstremet e mesfushës. Në këtë mënyrë, Interi do të ketë në radhët e veta lojtarë të pabalancuar në grup, që garantojnë driblimin, shpejtësinë dhe golin.

Tango e iluzionit

Në qytetin e “Duomos”, më në fund kanë gjetur një shok luksoz për yllin e tyre. Mauro Icardi do të ketë si partner Lautaro Martinez, më të mirin e mundshëm për një “tango” vallëzimi. Të aftë për t’i shkundur portat kundërshtare çdo fundjavë. Të dy argjentinasit kanë treguar një harmoni të menjëhershme brenda dhe jashtë fushës.

Zgjedhja e Lautaro për të veshur fanellën me numrin 10 në shpinë nuk është rastësore. Ai ka potencialin për të qenë një lojtar i klasit botëror. Për momentin do të ketë Icardin, si shok në sulm, në atë që do të jetë “tango e iluzionit”.

Me gjithë këto… dhe ndoshta më shumë (merkatoja në Itali mbyllet këtë të premte, më 17 gusht, në prag të fillimit të Seria A), në shtëpinë zikaltër po përballen me një nga sezonet më emocionues në historinë e tyre, në atë që duket të jetë ringjallja e Interit… Telesport
Shtuar më 15/08/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori