Rivaldo: Messi nuk është si Maradona, i mungon diçka
Pëlqej
Rivaldo edhe pse një fans i Messit ka deklaruar se "pleshti" nuk mund të jetë legjendë si Maradona dhe do t'i mungojë diçka nëse ai nuk fiton Kupën e Botës "Rusia 2018".

Deklarata e plotë e Rivaldos:

"Epo Messi është tashmë një legjendë për gjithçka që ka bërë në Barcelonë dhe për futbollin, – tha Rivaldo për “Goal” gjatë rrugës së “Betfair” në Rusi. – Nuk mund të thuash më shumë se kaq. Natyrisht, Argjentina si vend ka Maradonën yllin më të madh, që fitoi Kupën e Botës."

"Ndoshta, ndoshta, për argjentinasit, Messi nuk është në të njëjtin nivel me legjendën, sepse për përkrahësit e një vendi, nuk ka rëndësi se çfarë ke bërë për klubin tënd. Messi ka fituar kaq shumë tituj me Barcelonën, Ligën e Kampionëve disa herë, La Ligta-n shumë herë etj. Kjo është e rëndësishme për përkrahësit e klubit, por për popullin argjentinas është e rëndësishme të fitojë Kupën e Botës."

"Natyrisht, ju mund të kuptoni se për shkak të të gjitha garave të futbollit, Kupa e Botës është më e rëndësishmja dhe me çmimin më të lartë. Nëse nuk e keni fituar atë, atëherë njerëzit mund ta kuptojnë se duhet ta bëni këtë. Mendoj që, derisa Messi të fitojë Kupën e Botës, argjentinasit nuk do ta konsiderojnë atë si një legjendë, në të njëjtin nivel me Maradonën. Personalisht, besoj se Messi është një yll botëror. Ai ka bërë kaq shumë për klubin dhe kombëtaren deri më tani."

"Leo është 100% tani, ka kualitetin dhe Argjentina po luan mirë, shpresoj të mbërrijë në finale të Botërorit të Rusisë, sepse ndoshta ky është shansi i tij i fundit për ta bërë këtë. Për futbollin në tërësi, ai tashmë është një legjendë”. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2018, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori