Rivaldo: Mos i krahasoni Ronaldon dhe Messin
Pëlqej
Rivaldo, ka deklaruar se është e vështirë të krahasohet e mira e epokës së tij me lojtarët e sotëm yje, si Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët po dominojnë futbollin sot.

Gjithashtu ai kërkon që mos të krahasohen Ronaldo edhe Messi pasi sipas tij, secili në stilin e vet është lojtar i mrekullueshëm.

Dy lojtarët në fjalë kanë thyer shumë rekorde historike, dhe janë të vetmit futbollistë të momentit që kanë realizuar mbi 600 gola në karrierë respektivisht Messi 616, Ronaldo 654.

“Unë do të flas përgjithësisht, sepse është shumë e vështirë për të krahasuar lojtarët në kohë të ndryshme nga historia”, tha braziliani, duke shtuar: “Unë besoj se secili nga këta është një lojtar i madh, secili prej tyre ka pasur historinë e vet dhe ka kontribuar në futboll”.

“Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, Lionel Messi është një lojtar i mrekullueshëm, ndërsa disa njerëz kanë mendime të ndryshme dhe krahasojnë njërin me tjetrin. Njësoj siç bënin me Ronaldo (Fenemeni), Ronaldinho dhe Zidane në atë kohë”, vazhdoi Rivaldo.

“Me cilësitë tona dhe mënyrën se si po luanim, kur konkurruam, kemi kontribuar shumë në këtë sport dhe kjo është ajo që e bën futbollin aq të madh. Se cila është më e mira, vështirë të thuhet, sepse të gjithë sjellin gjëra të ndryshme, me të vërtetë”, shtoi mes tjerash Rivaldo


Shtuar më 09/06/2018, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori