Ronaldinho i lë një "amanet" Barcelonës pas largimit të Messit
Ronaldinho padyshim që është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Ai njihet edhe për ndihmën që i ka bërë Lionel Messit në ngritjen e karierës së tij, duke i asistuar topa të mrekullueshëm gjatë periudhës kur luanin te Barcelona.

Gjithashtu Dinho ka pohuar se është një adhurues i Lionel Messit madje ka lënë edhe një "amanet" Barcelonës pas largimit të Messit.

Messi e ka nderuar më shumë se kushdo atë fanellë dhe atë numër. Nuk kam dyshim për këtë. Ai është futbollisti më i mirë i historisë së këtij klubi. Unë shpresoj që ai të luaj edhe për 20 vitë të tjera. Nuk di të them nëse ai është më i miri i historisë së futbollit, pasi secili ka bërë epokën e tij. Messi është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe Barcelona duhet të heq numrin 10 nga qarkullimi kur ai të largohet” u shpreh braziliani.

Ronaldinho luajti 145 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi 70 gola. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori