"Ronaldo nuk është ambientuar ende por rëndësi ka tre pikëshi"
Juventus mbrëmjen e djeshme arriti të marrë fitoren e tretë në Serie A, këtë radhë kundër Parmas.

Por një shqetësim për Juventusin edhe pse fituan është CR7, i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Megjithatë lojtarët e skuadrës janë optimist për dhe thonë se goli i Ronaldos do të vij së shpejti.

Douglas Costa, i cili hyri në lojë në minutën e 50-të, beson se se portugezi është ende duke u ambientuar me ligën e re.

“Cristiano po luan në një ligë të re dhe natyrisht, ai dëshiron të shënojë gol, por ai gjithashtu e di se tre pikët janë ato që kanë më së shumti rëndësi”. ka deklaruar Douglas Costa. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2018, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori