Ronaldo shikon Salah si rival për "Topin e Artë"
Pëlqej
Mohamed Salah ka shkëlqyer këtë sezon me Liverpoolin edhe pse nuk arriti të ndihmojë skuadrën në finalen e Champions League pasi doli i dëmtuar nga fusha.

Salah shihet si pretendent për të fituar "Topin e Artë" këtë vit dhe gjithashtu këtë e ka vërejtur edhe "ylli" portugez Cristiano Ronaldo.

Portugezi mendon se Salah është një lojtarë i fortë dhe do ta ketë rival në garën e "Topit të Artë".

“Mohamed Salah ka qenë një ndër rivalët e mi këtë vit. Shpresoj se lëndimi i tij në finale në Kiev nuk do ta mbajë atë jashtë Kupës së Botës” ka thënë Ronaldo.

“Shumë njerëz flasin për betejën mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka lojtarë të tjerë që kanë shanse për të hyrë në garën për Topin e Artë. Salah është një prej tyre”, ka pohuar "ylli" portugez. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori