"Rreziku më i madh nga gjermanët e spanjollët"
Pëlqej
Tekniku i Arsenal, Arsene Wenger, mendon se pretendentet kryesore për të fituar Champions League janë skuadrat gjermane dhe spanjolle. Francezi do të drejtojë ekipin në takimin e sotëm ndaj Borussia Dortmund, të parën ndeshje në Champions për këtë sezon dhe me vete ka marrë treshen gjermane: Per Mertesacker, Mesut Ozil dhe Lukas Podolski për të mposhtur verdhezinjtë.

Kjo është hera e tretë në katër sezone që të dyja skuadrat vihen përballë në Champions League.

"Nuk është avantazh i madh që të kesh në skuadrën tënde tre lojtarë gjermanë, pasi ne tashmë e njohim Dortmundin. Me ata luajmë çdo vit. Unë mendoj se kërcënimi kryesor në Champions League do të vijë nga skuadrat gjermane dhe spanjolle. Për të kuptuar këtë, mjafton të shikojmë se sa herë Bayern Munchen ka arritur në finale", tha tekniku francez.

Për Wengerin, verdhezinjtë e meritojnë që të konsiderohen një rival për t’u pasur kujdes: "Dortmundi merr pjesë rregullisht në këtë kompeticion, ndërkohë që në Spanjë kemi dy klube të tjera të mëdha që do të luftojnë për trofeun. Ata janë Barcelona dhe Real Madridi dhe them se sërish këtë sezon do të garojnë fort". /albeu.com/



Shtuar më 16/09/2014, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori