Salah flet për Sergio Ramos, nuk e ka falur ende
Pëlqej
Dëmtimi i Mohamed Salah nga Sergio Ramos gjatë finales së Cheampions League ka ngjallur shumë debat dhe vazhdon të diskutohet ende edhe pse kanë kaluar dy javë nga ajo ngjarje.

Së fundmi në një intervistë për gazetën "Marca" edhe Mohamed Salah ka komentuar mbi lëndimin e tij nga Sergio Ramos.

I pyetur nëse Ramos e kishte kontaktuar për ti kërkuar falje, Salah ka thënë se kishte folur me të por kurrë nuk i kishte thënë në "rregull".

“A ju ka dërguar Ramos mesazh...? Po, ai më ka dërguar mesazh, por kurrë nuk i kam thënë “në rregull” ka deklaruar Salah.

Salah gjithashtu tha se “ Nëse ai do të ishte lënduar, mund të kishte luajtur pjesën e dytë. A pajtoheni? (qesh) Mund të them vetëm se gjithmonë është mirë kur ai që ju ka bërë të qajë për herë të parë, atëherë ju bën të qeshni. Ndoshta edhe ju mund të më thoni nëse do të jem gati për Kupën e Botës?”, u përgjigj me ironi Salah.

“Largimi nga finalja ishte momenti më i keq në karrierën time.Nisa të mendoj se mund ta humbas Kupën e Botës, ishte shkatërruese” shtoi më pas egjiptiani. /albeu.com/


Shtuar më 09/06/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori