Sarri ende i zemëruar me ish-klubin e tij
Pëlqej
Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, pranon se ai ishte "i zemëruar" nga shakarkimi në atë mënyrë nga Napoli megjithese ka pranuar se "ka pasur gabime në të dyja anët".

Aurelio De Laurentiis, caktoi Carlo Ancelottin në vend të tij pak pasi përfundoi sezoni dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga Sarri pasi bëri shumë për Napolin

"Unë kam një kujtim të mrekullueshëm të Napolit," tha Sarri në prezantimin e tij të Chelsea.

"I dua njerëzit atje dhe gjithmonë do t'i dua. Nëse ne u ndamë në kushte të këqija me klubin dhe Presidentin atëherë mendoj se gabimet janë bërë nga të dyja palët.

"Ndoshta Presidenti keqinterpretoi disa heshtje të mia, këto ishin pasiguritë e dikujt që u shqye, duke menduar se mund të ishte koha për të shkuar."

"Por unë jam zemërthyer dhe shpresoj se në vitet e ardhshme të gjitha këto mund të tejkalohen". /albeu.com/

Shtuar më 18/07/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori