Sarri flet për trajnerin e "përzënë", Antonio Conten
Pëlqej
Sarri më në fund është prezantuar te klubi i Chelseas.

Te Blutë, ai do të zë vendin e Antonio Contes, ndërsa gazetarët e kanë pyetur se ka folur me trajnerin italian.

"Unë nuk dua të ndikoj nga ndonjë gjë apo dikush, ose dikush që ka parë gjëra nga një pikëpamje e caktuar në një kohë të caktuar.

Antonio ka marrë rezultate të jashtëzakonshme këtu, ai është një trajner fantastik, por unë luajë në një mënyrë më ndryshe, prandaj do t’i kushtoj kohë skuadrës”.

“Të gjitha gjërat e mira që Antonio i ka lënë prapa duhet të qëndrojnë, nuk duhet të ndryshohen, por është me rëndësi që të imponohet filozofia e trajnerit (të ri) në një periudhë të shkurtër kohore”, ka shtuar Sarri. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori