Shaqiri flet për akuzat e Adamit: Je xheloz
foto ilustruese
Ish-lojtar i Liverpoolit dhe Stoke Cityt, Charli Adami, disa ditë më parë ka kritikuar, sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqirin për transferimin e tij te Liverpool.

Por së fundmi Shaqiri ka gjetur kohën për tju kundërpërgjigjur Adamit duke thënë se është lojtar që punon shumë pa marrë parasysh rrethanave.

“Unë jam totalisht një person tjetër”, tha Shaqiri për Evening Standard.

“Disa nga ish-futbollistët, ose ish-bashkëlojtarët e mi, kanë folur për media dhe kjo më bën të dukem si një djalosh i keq ose diçka tjetër, mirëpo unë nuk kam qenë asnjëherë i keq dhe nuk kam pasur probleme në klub”.

“Mendoj se është xhelozi vetëm për shkak të transferimit të mirë që më ka ndodhur”.

“Isha i shokuar kur dëgjova atë që ka thënë për mua. Unë ishe atje në kohën më të vështirë, dhe kam punuar shumë e ka shënuar gola”.

“Nuk kam nevojë të merrem ose t’ua dëshmoj veten Charlie Adamit ose të tjerëve që flasin keq për mua” ka deklaruar Shaqiri. /albeu.com/


Shtuar më 28/09/2018, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori