Shaqiri "rrezikon" në Beograd, mund të mos luajë
Javën e katërt të Champions Leagues, skuadra e Liverpool do të përballet me Red Stras në një transfertë të vështirë në Beograd.

Mediat britanike për këtë ndeshje ngrenjë një problem të madh që lidhet me sulmuesin shqiptar të Liverpool, Xherdan Shaqirin shkruan Albeu.com

Shaqiri shihet si një "shkëndi" për të ndezur incidente në Beograd, kjo duke ditur problemet etnike të Serbisë dhe Kosovos, vendit ku ka lindur Shaqiri.

Për këtë arsye aludohet se sulmuesi shqiptar nuk do të grumbullohet në këtë ndeshje ose të paktën nuk do të hidhet në fushë për asnjë minut të lojës.

Nga ana tjetër Shaqiri disa ditë më parë e ka pohuar se do të shkojë në Beograd dhe nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar madje ka thënë se do më shumë minuta lojë pasi nuk ka ardhur me pushime në Liverpool.

Megjithatë festimi me shqiponjë kundër Serbisë në Botëror mund të kthehet në ndonjë situatë hakmarrje në Beograd, ku për të shmangur incidentet Shaqiri pritet të mos ftohet./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori