Shenja e frikshme në kokën e Castan që e "rilindi" (FOTO-LAJM)


Pëlqej
Mbrojtësi i Romës, Leandro Castan, ka postuar në TWitter një foto ku shihet shenja që ai mban ende nga kirurgjia në tru.

"Është një shenjë e rilindjes sime" shkruan Castan.

Braziliani pësoj një goditje në kokë gjatë një ndeshje në gusht të 2014 dhe pasi shkoi për të bërë testet e nevojshme, mjekët zbuluan një grumbullim të enëve të gjakut në tru.

Për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm që mund ti merrte edhe jetën u pa e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për të hequr pjesën e dëmtuar transmeton albeu.com.

Sot, ai ka postuar një fotografi të pjesës së pasme të kokës së tij ku duke shenja e operacionit dhe ka shkruar për rëndësinë e saj.

"Më parë, do të shikoja mbi këtë shenj të frikshme dhe do ankohesha. Por tani Zoti më tregon se kjo është një shenjë e rilindjes sime." ka shkruar Castan.

"Unë jam tani një baba më i mirë, një burrë më i mirë, një bir i mirë dhe një mik më i mirë. Çdo herë që e shikoj këtë shenjë, mbaj mend gjithçka që kam kaluar dhe çdo mëngjes dal nga shtrati për një mundësi tjetër që Perëndia më ka dhënë për të ndjekur ëndrrat e mia." shkruan më tej ai.

"Nuk është kurrë tepër vonë për të ëndërruar. Unë kurrë nuk heq dorë, jeta është e bukur, le të jetojmë çdo ditë sikur të ishte e fundit." e mbyll shkrimin e tij Castan. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori