Shkëndija përballë Rosenborg, synohet historia në Europë
Pëlqej

Sonte në orën 20:45, Shkëndija e Tetovës do të luaj ndeshjen e parë Play Off në “Lerkendal Stadion”, përballë gjigantëve norvegjezë të Rosenborgut.

Shkëndija ka dy vite që i shkon shumë pranë fazës së grupeve por pa mundur të dal nga faza e Play Off ku fillimisht është eliminuar nga belgët e Gent dhe më pas nga Milani, vitin e kaluar.

Trajneri Qatip osmani nuk i ka fshehur ambiciet as në konferencën për shtyp, organizuar para ndeshjes me gazetarët vendas, teksa theksoi se Shkëndija ka shkuar në Norvegji për një rezultat pozitiv, pasi kërkon fazën e grupeve.

“Nesër (sot) dhe pas një jave Shkëndijën e presin dy ndeshje përballë një kundërshtari cilësor si Rosenborgu. Sigurisht që e kemi analizuar kundërshtarin dhe mund te them se bëhet fjalë për ekipin më të suksesshëm në Norvegji dhe ne kemi respekt të madh për të. Rosenborgu është skuadër me shumë eksperiencë, ky është realiteti, por Shkëndija do të bëjë çmos për të kaluar këtë pengesë, për të hyrë më pas në grupet e UEFA Europa League”, – deklaroi trajneri Qatip Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori