Shkruajti histori me Milanin, tani Berlusconi blen klubin e ri
Ish-pronari i klubit të Milanit, Silvio Berlusconi nuk ka hequr dorë nga futbolli.

Tashmë raportohet se ai do të blejë një klub të ri që synon ta bëjë si Milani i dikurshëm .

Bëhet fjalë për klubin e Monzas dhe Presidenti, Nicola Colombo, ka konfirmuar se ai do t’ia shesë 95 për qind të aksioneve të klubit të tij, Silvio Berlusconit.


“Jemi pajtuar t’i shesim 95% të aksioneve, ndërsa do t;i mbajmë 5% për vete”, tha Colombo për II Giorno.

Ai njoftoi se tani gjithçka është në duart e Berlusconit.

“I kam dorëzuar të gjitha të dhënat. Në këtë moment, negociatat janë në duart e Berlusconit” /albeu.com/


Shtuar më 19/09/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori