Shqiptarët i pret "ferri" në Beograd, radhën e ka Hysaj
Pëlqej
Grupi C, i Champions Leagues ka rezervuar disa surpriza ndoshta të pakëndshme për dy shqiptarët që luajnë me Napolin dhe Liverpool.

Ky grup përbëhet nga Liverpool ku aktivizohet Xherdan Shaqiri, Napoli ku luan Elsedi Hysaj, PSG dhe skuadra serbe Crznea Zvezdan.

Kjo e fundit po emërohet si "djalli" i grupit C, për shkak të huliganëve që e mbështesin.

Ditën e sotme në stadiumin, “Rajko Mitic” të skuadrës së Crznea Zvezdan do të zbres Hysaj me skuadren e Napolit.

Shumë legjenda të futbollit kanë paralamëruar Napolin që të ruajnë qetësin në këtë stadium pasi provokimet janë të pafundme.

Kujtojmë se po në këtë stadium do të vijnë edhe Liverpooli i Xherdan Shaqirit dhe Paris Saint-Germain. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori