Simeone dorëzohet: Chelsea meritoi fitoren
Pëlqej
Bosi i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka pranuar se Chelsea ka performuar më mirë se sa ekipi i tij.

Chelsea mposhti Atleticon me rezultat 2-1 në duelin që u zhvillua në Ëanda Metropolitano të Madridit. Dhe, ishte Simeone ai që pranoi realitetin pas humbjes. Sipas Simeones, Chelsea meritoi fitoren dhe Blutë ishin superiorë faktikisht dhe fizikisht.

Chelsea? Ata ishin më të mirë se ne. Ata ishin gjithmonë më komod. Hazard dhe Morata? Chelsea ka pasur lojë të mirë në përgjithësi, ata ishin kompetitivë dhe të fortë. Ata fituan mirë dhe me meritë. Humbja? Ne e morëm shtruar sepse ashtu ndodhi dhe merituam të ndodhë. Gjithë ajo që mund të bëjmë është që të ngritemi dhe të përmirësohemi në secilin aspekt dhe natyrisht fitoret do të vijnë. Roma ka fituar? Nëse ata do të kishin humbur do të ishte po ashtu nyejt për mua”, deklaroi Simeone. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori