Simeone ka një sygjerim për kartonin e kuq të CR7
Cristiano Ronaldo së fundmi është bërë pretagonist në faqet e para të mediave sportive për shkak të një kartoni të kuq, të marrë në debutimin e tij në Champions League.

Shumë prej emrave të njohur në botën e futbollit e kanë quajtur si një "gabim" të gjyqtarit këtë karton, dhe një prej tyre është edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone.

Simeone mendon se CR7 nuk bëri asgjë të keqe që ta meritonte atë karton dhe për këtë arsye ben edhe sygjerimin për të vendosur VAR-in në Champions League.

“Duhet të keni shumë kujdes. Kur e kam parë mënyrën si e përjashtuan Cristiano Ronaldon pa bërë absolutisht asgjë, mendohet menjëherë për VAR”, deklaroi Simeone në konferencën për media. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori