Simeone: Me Juven pas një humbjeje, jo gjë e mirë
Pëlqej
Diego Pablo Simeones nuk i vjen mirë që do të përballet me Juventusin në Champions league, pas humbjes ndaj Olimpyakosit këtë të martë në Athinë (3-2). Atletico Madrid tani ndodhet në vend të fundit në Grupin A, bashkë me suedezët e Malmos.

"Ishte një ndeshje e vështirë. Këtë ne e dinim që nga fillimi. Kjo humbje na bën që të jemi në një pozicion të parehatshëm, sepse do të duhet të luajmë ndaj një Juventusi më mirë të pozicionuar krahasuar me ne në klasifikim. Më vjen keq për rezultatin, pasi ndaj Olimpyakosit ishim mirë në sulm, por ata qenë më rezultativë në finalizim", është shprehur tekniku i "Los Colchoneros".

Argjentinasi shton se ai ka besim se skuadra do arrijë ta kalojë këtë moment jo shumë pozitiv. /albeu.com/



Shtuar më 18/09/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori