Skandal seksual tek Kombëtarja e Argjentinës
Pëlqej
Një lajm tronditës po qarkullon në mediat sportive për sa i përket KombëtaresArgjentinës.

Ku vetëm katër ditë na ndajnë nga fillimi i kompeticionit më të madh të futbollit për Kombëtaret, trajneri i La Selecion Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares.

Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit.

Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është kërcënuar dhe paguar për të mos folur para Kupës së Botës.

Megjithatë rasti mbetet për tu hetuar pasi gazetari në fjalë njihet për deklarata të tilla ku më parë ka akuzuar edhe Lavezzin për përdorim të lëndëve narkotike.

Presidenti i AFA-s ndërkohë Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2018, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori