"Stolet" e La Ligas kushtojnë 789 milion euro
La Liga është prej vitesh mbizotëruesja e futbollit europian.

Padyshim që në këtë kampionat janë edhe yjet me të mëdhenj të këtij sporti vlera e të cilëve kap shifra marramendëse.

Tashmë sezoni i ri ka nisur në La Liga dhe skuadrat kanë bërë ndeshjet e tyre të para por ajo që vihet re në këto ndeshje është lënia në stol e miliona eurove, plot 788,5 milion

Barcelona kishte 7 lojtarë në stol me vlerë 314 milionë euro, sipas të thënave të “Transfermarkt”.

Valverde i konsideroi si alternativa lojtarët si Silesen (20 mln), Lenglet (36 mln), Artur (30 mln), Vidal (35 mln), Rafinja (28 mln), Kutinjo (120 mln) dhe Malkom (45 mln).

Gjithashtu Atletico Madrid ka një stol shumë të pasur me yje.

Diego Simeone la në stol futbollistë si Adan (3 mln), Gimenez (50 mln), Tomas (25 mln), Rodrigo (25 mln), Vitolo (25 mln), Gelson Martins (35 mln) dhe Kaliniç (14 mln).

total një vlerë e majme: 177 milion euro.

Por, edhe Lopetegui surprizoi në javën e parë, duke lënë në stol lojtarë si Kurtua (65 mln), Varan (80 mln), Kasemiro (60 mln), Modriç (25), Vaskez (25), Vinicius (25), Majoral (7.5 mln), të cilët në total kapnin vlerën e 297.5 mln euro. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori