Sulmuesi trondit Serinë A: Në Itali trukohen ndeshjet
Pëlqej
Sulmues argjentinas, Marcelo Larrondo, ka tronditur Serinë A, me deklaratat e tij të fundit.

Larrondo, ka luajtur për shumë vite në Serinë A me fanellat e Siena, Fiorentina dhe Torino, dhe duke njohur shumë mirë këtë ligë ka dhënë nnjë intervistë për “TyC Sports” ku ka thënë se në Itali klubet bien dakord para ndeshjeve.

“Në Itali bëhet gjithmonë kështu, ka patur shumë raste. Bien dakord me skuadrat që kanë siguruar mbijetesën, në mënyrë që këto t’i dhurojnë pikët ekipeve që janë në rrezik. Në një ndeshje besoj se kishin rënë dakord për barazimin. Unë jam aktivizuar në vendin e Calaio dhe jam zemëruar, sepse më kanë thënë se duhej ta ktheja topin mbrapa në vend që të sulmojë”. ka deklaruar, Marcelo Larrondo.

Ai ka zbuluar edhe diçka tjetër që e ka befasuar. “Kam njohur futbollistë që shkonin në banjë dhe pinin cigare në fund të stërvitjes, por edhe mbas pjesës së parë. Disa e kanë bërë këtë edhe para trajnerit, ose i kërkonin atij leje për ta bërë. Merrnin kafe dhe më pas pinin cigare, një çmenduri”, ka thënë Larrondo më pas. /albeu.com/.
Shtuar më 29/09/2018, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori