Terim: Merituam respektin e të gjithë botës
Pavarësisht se u eleminua nga Champions League, trajneri i Galatasaray Fatih Terim është shfaqur shumë i kënaqur nga kjo eksperiencë e sidomos nga përballja e dyfishtë me Real Madrid.

"Tifozët tanë ishin të mrekullueshëm. Ishte një atmosferë fantastike në stadium. Falenderoj sërisht Real Madrid dhe Jose Mourinhon, trajnerin e një prej skuadrave më të mira në botë i cili erdhi në dhomat tona të zhveshjes dhe na përgëzoi. Ne nuk arritën dot të largonim nga kompeticioni Realin por të paktën merituam respektin e të gjithë botës. Unë shpresoj që ata të fitojnë Champions League kështu që ne mund të themi se humbëm kundër kampionëve", është shprehur Fatih Terim.

Në krahun tjetër trajneri Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me kualifikimin por edhe ka pranuar suksesin e turqëve.

"Nuk kam kohë të jem nervoz. Nuk kam kohë të ndjehem nervoz pas kësaj sfide. Unë e di se sa i fortë është Galatasaray. Psikologjikisht ata janë të fortë. Ne nuk lujatëm ndaj 11 djemëve sot, por luajtëm kundër 50.000 mbështetësve të jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë por ata e merituan fitoren". /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori