Tifozët e Bayernit hedhin para fallco dhe ofendime drejt Neymarit: E prishe futbollin!
Pëlqej
Tifozët e Bayern Munichut protestuan duke hedhur euro false në drejtim të fushës.

Kësaj radhe Neymari ishte synimi i tifozëve, pasi tifozët e Bayernit i ofruan futbollistit më të shtrentjë në botë bankënota false me fytyrën e tij të printuar në fitoren 3-1 të Bayernit ndaj PSG-së.

Bashkë me hedhjen e këtyre bankënotave u shpalosën edhe banerë të ndryshëm, ku në njërin shkruante: “Të gjuash para false dënohet. Por, prishja e futbollit është e mirë?”.

Në një tjetër shkruante: “UEFA/RSC Anderlecht ktheni të hollat. Na keni rrjepur”. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori