Tifozët e Dortmund, sa dyfishi i bavarezëve
Nëse finalja e Champions League do të luhej mes entuziasmit të tifozerive, Borussia Dortmund do të zvarriste Bayern Munchen. Janë mbi 500 mijë tifozë verdhezinj, që kanë kërkuar një biletë për në "Wembley", kundrejt vetëm 250 mijë kërkesave të marra nga mbështetësit bavarezë.

Një dominim absolut, i cili ditën e finales së madhe do të jetë më pak i dukshëm, pasi UEFA ka vendosur në dispozicion për secilin prej klubeve vetëm 25 mijë bileta.

Pritshmëria e lartë për finalen ka bërë që tifozët e Dortmund të pësojnë një "shaka të hidhur": për të shmangur lotarinë, që do t’i ofrojë bileta gjithë të interesuarve, ata kanë menduar të kërkojnë për kupona me kërkime të avancuara në brendësi të uebsajtit të UEFA-s, duke gjetur një ofertë të parezistueshme, 2 bileta për 50 euro.

Surpriza e keqe ndodhi kur biletat mbërritën në shtëpi: ishin për finalen e Champions-it për femra, mes Wolfsburg dhe Lion, e programuar 2 ditë para asaj të meshkujve, në "Stamford Bridge". /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori