Tjetër dëmtim për Bale, humbet sfidën me Copenaghen
Pëlqej
Real Madrid, në një komunikatë për shtyp, ka njoftuar se ylli uellsian i skuadrës, i blerë për 86 milionë sterlina, Gareth Bale është në dyshim të fortë për sfidën e sotme në Champions League ndaj Copenaghen. Ish lojtari i Tottenham ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe nuk ka mundur të stërvitet me grupin tjetër të skuadrës.

"Futbollisti Gareth Bale nuk është stërvitur me skuadrës për shkak të një tërheqjeje muskulare në kofshën e majtë. Priten një sërë provash për të mësuar edhe diagnozën", thuhet në komunikatën e klubit madrilen.

Real Madrid luan sot ndeshjen e dytë në Champions League pas fitores 1-6 në Stamboll përballë Galatasaray, ndërkohë që Bale me shumë mundësi nuk do të jetë në fushën e lojës. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori