Tottenham me mungesa përballë Liverpool, formacionet e mundshme
Premier League rikthehet ditën e sotme më një super ndeshje.

Bëhet fjalë për përballjen mes Tottenham dhe Liverpool që do të luhet në orën 13:30 në Wembley Stadium.

Liverpooli synon një tjetër sukses për të ruajtur ritmin e triumfeve në Premier League, pasi kanë fituar të katërt takimet që kanë pasur.

Nga ana tjetër Tottenham në këtë fillim sezoni numëron tre fitore dhe vetëm një humbje dhe kërkon përsëri fitore.

Megjithatë, Mauricio Pochettino, ballafaqohet me dy mungesa shumë të rëndësishme, pasi Dele Alli dhe Hugo Lloris kanë probleme me lëndime në kofshe.

Këto janë formacionet e mundshme:

Tottenham: Vorm, Sanchez, Alderëeireld, Vertonghen, Trippier, Rose, Dembele, Dier, Eriksen, Lucas, Kane

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Keita, Milner, Salah, Mane, Firmino /albeu.com/


Shtuar më 15/09/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori