Trajneri i Barcelonës flet për zëvendësimin e Iniestas
Barcelona ka qenë një nga skuadrat më aktive të kësaj merkatoje duke nënshkruar me Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Arturo Vidal.

Megjithatë, gjigandët e La Liga-s nuk kanë arritur të gjejnë një zëvendësues ideal të Andres Iniestas dhe janë akoma në kërkikm, ku po lakohen emra si të Rabiot apo Pogba.

Por trajneri i i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se askush tjetër nuk do të jetë si Iniesta.

“Ne kurrë nuk do të gjejmë një tjetër Andres Iniesta, kjo është e pamundur, sepse ka vetëm një të tillë dhe ai është në Japoni, – tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, pas fitores 2-1 të finales së Superkupës së Spanjës kundër Sevilla.

"Unë nuk mendoj për nënshkrimet, mendoj për ekipin tim dhe përgatitjet për ndeshjen e ardhshme. Ky është plani im, edhe pse gjithçka është pezull, derisa merkatoja të mbyllet” ka shtuar më pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori