Tronditet Liverpool, legjenda e klubit është vrasës
Pëlqej
Një ish-futbollist legjendar i Liverpool ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

Bëhet fjalë për portierin e periudhës së artë të Liverpool, Bruce Grobbelaar, atëherë kur kjo skuadër fitoi 6 tituj kampion në Angli dhe një Kupë Kampionësh (1984).

Sipas rrëfimit të Grobbelaar, ai kishte qënë i detyruar që të merrte pjesë në luftën civile të Zimbabves përpara se të niste karrierën si futbollist.

Për BBC, Grobbelaar shprehet kështu: “Nuk je i njëjti pasi ke vrarë dikë. Duhet të jetosh me pasojat gjatë gjithë jetës tënde”, thotë ish-portieri.

Ai pranon se futbolli e ktheu në rrugën e duhur: “Pata fat që nuk rashë në depresion. Futbolli më ka shpëtuar jetën. Nisa të harroja, por kur kthehesha me miqtë e mi në Afrikë, të gjithë ma kujtonin dhe donin të flisnin për këtë temë”. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori